Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dogana e Kosovës sekuestron 3 mijë e 400 adapterë të falsifikuar nga Kina

GD
Gazeta Demos2 qershor 2026 në 16:44
Dogana e Kosovës sekuestron 3 mijë e 400 adapterë të falsifikuar nga Kina

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi prej 3,480 aksesorësh telefonikë të dyshuar si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të kontrolleve për mbrojtjen e tregut dhe luftimin e mallrave të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti është evidentuar në Terminalin Doganor në Vërmicë, gjatë kontrollit të një dërgese me origjinë nga Kina, e paraqitur për zhdoganim.

“Pas rivlerësimit të dërgesës dhe kontrollit fizik të realizuar nga zyrtarët doganorë, gjatë ekzaminimit janë identifikuar mallra për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim.

Në total janë ndaluar 3,480 copë koka mbushës për telefona mobil me brendin Apple, për të cilat dyshohet se shkelin markën tregtare të mbrojtur.

“Në përputhje me procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për ndalimin e mallrave dhe njoftimin e palëve relevante për verifikimin e autenticitetit të produkteve”, thuhet më tej.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve legjitime në vend.

Dogana e Kosoves

Më shumë nga Lajme

  • 17:14Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi nga institucionet
  • 17:06Dita e nëntë e protestës, bllokohet rruga para stacionit policor
  • 17:05Alarm për higjienën në shkollën “Ismail Qemali”, Këshilli i prindërve: Mos i dërgoni fëmijët në mësim…
  • 17:01Specialja thotë se “së shpejti” publikohet aktgjykimi i plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 16:57Mbi 6,500 qytetarë vaksinohen kundër gripit sezonal në Prishtinë