Doganat e Kosovës ka njoftuar se ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shampona) të falsifikuara të markës tregtare Hobby, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithësej 324 pako.
Siç thuhet në postimin në Facebook, produktet janë sekuestruar pas procedurave të kontrollit doganor, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës.
Pas verifikimit është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme rrezikshme për shëndeti, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë.
