Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Do të bëja spastrim etnik”, reagon Qeveria: Serbia nuk është distancuar kurrë nga politika e Millosheviqit, këto janë aspirata të tyre

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 20:18
“Do të bëja spastrim etnik”, reagon Qeveria: Serbia nuk është distancuar kurrë nga politika e Millosheviqit, këto janë aspirata të tyre

Ministrja e Serbisë për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, dje ka bërë një deklaratë skandaloze ku ka thënë se, po të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka ka thënë se problemi qëndron se shteti i Serbisë nuk ka bërë asnjë lloj distancimi nga politika e Millosheviqit.

” Për më tepër, vetë Presidenti i këtij shteti ka qenë ministër i tij, ndërkohë që hiç më të mira nuk janë as deklarimet e as sjelljet e tij karshi Republikës së Kosovës. Në këtë atmosferë janë edhe deklarimet e tilla si kjo e fundit e ministres, që tha se po të ishte në pozitën e Millosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën”, ka shkruar Manxhuka.

Ai ka thënë se ndërkohë që Millosheviqi bëri spastrim etnik në Kosovë, për pothuajse 27 vite elitat në Serbi kanë vazhduar me mendësi të njëjtë, të përshtatur me rrethanat e reja.

“Ju e keni parë së fundmi kur Vuçiq, Presidenti i Serbisë, tha se Radojçiq nuk është kriminel, ndërkohë që ai ishte prijës i përpjekjes terroriste në shtator 2023 për aneksimin e veriut të vendit tonë. Ndërsa, për vite me radhë, shteti i Serbisë në Luginën e Preshevës po kryen spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se me kë kemi të bëjmë, ndërkohë është mirë që të gjithë, përveçse ta dënojnë këtë gjuhë, ta kenë në mendje kur flasin me Serbinë për integrim, reforma dhe fonde, si dhe ta kuptojmë që këto nuk janë thjesht deklarime, por aspirata nga të cilat shteti zyrtar i Serbisë nuk ka hequr dorë”, ka shkruar Manxhuka.

Qeveria

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut