Altin Krasniqi, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili është edhe i biri i ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi, është deklaruar lidhur me mbështetjen financiare të personave të akuzuar në Dhomat e Specializuara.
Krasniqi ka thënë se qeveria në detyrë s’po bën asgjë përveç përmbushjes së detyrës ligjore.
“ Ligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara është miratuar më 3 gusht 2015 dhe është shpallur me Dekret Presidencial nga Presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, më 20 gusht 2015.
Prandaj, është e qartë se Qeveria në largim, bashkë me Ministrinë e Drejtësisë, nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon. Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë si ndonjë akt vullneti politik apo si ndihmë të veçantë, është manipulim i qëllimshëm i opinionit publik dhe përpjekje për të mbuluar dështimet reale të qeverisjes ”, thotë Krasniqi.