Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Djali i dëshmorit me fjalim emocional: Nuk më duhet kjo liri nëse vjen pa bashkëluftëtarët e babait tim

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 17:44
Djali i dëshmorit me fjalim emocional: Nuk më duhet kjo liri nëse vjen pa bashkëluftëtarët e babait tim

Djali i dëshmorit të kombit, Nagip Cacaj, Arbëri, në protestën kundër Gjykatës speciale tha se Kosova ka 1 mijë e 639 varre të hapura, plagë të freskëta, dhimbje e merzi.

Në fjalën e tij në protestë, Arbëri tha se dikur ishte fëmijë i luftës, por fatin e tij nuk e patën 1 mijë e 432 fëmijë të tjerë që u vranë e u masakruan nga kriminelë serbë.

“Ata nuk arritën që ta gëzojnë këtë liri. Ata mbetën përgjithmonë fëmijë të vrarë e të masakruar nga kriminelët serbë. Shumë prej atyre kriminelëve sot janë në Hagë duke dëshmuar kundër çlirimtarëve tanë”.

“Dhe sot më thoni nëse babai im dhe bashkëluftëtarët e tij quhen kriminelë, atëherë edhe unë jam kriminel. Urdhëroni, ejani dhe m’i lidhni duart. Nuk më duhet kjo liri nëse vjen pa bashkëluftëtarët e babait tim”, tha Arbër Cacaj.

Tutje, ai u shpreh se ajo që po ndodh me ish-krerët e UÇK-së në Hagë nuk është drejtësi, por poshtërsi.

“Liri për çlirimtarët. UÇK-ja nuk është dorëzuar para Serbisë, UÇK-ja s’do të dorëzohet as para Gjykatës Speciale”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 19:31Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme
  • 19:31AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi nga Maqedonia e Veriut
  • 19:30Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim
  • 19:28Shkollat e Prizrenit mbesin pa rrymë, Totaj fajëson Qeverinë: Na i merr paratë, s’kemi me çka ta paguajmë KEDS-in
  • 19:27Kapen 86 kilogramë marihuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një shtetase shqiptare