Ish-ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka nisur dëshminë në ditën e dytë të tij në Hagë.

Ai nisi të fliste për periudhën e fushatës së bombardimeve të NATO-s.

“Në një moment të caktuar gjatë fushatës së bombardimeve, Rugova i cili ishte mbajtur kundër dëshirës së tij në Beograd, shkoi në Vatikan, pra u lirua nga Beogradi. U takova me të që të kuptoja synimet dhe qëllimet e tij dhe nëse po planifikonte të jepte ndonjë deklaratë, e bëra këtë gjë, por ai nuk kishte planifikuar të jepte dhe unë u ktheva në Shkup”, deklaroi diplomati amerikan.