Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dita e 40-të e protestës, mobilizim më 11 korrik

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 22:39
Dita e 40-të e protestës, mobilizim më 11 korrik

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën rreth orës 19:30 në sheshin “Skënderbej”, nga ku vijuan protestën me thirrje kundër qeverisë.

Gjatë grumbullimit, protestuesit brohoritën: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Edi Rama prite popullin se po vjen”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Më pas, ata marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë. Aty vijuan me fjalime dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbeti dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.

Gjatë tubimit, aktivisti Arben Kola bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar më 11 korrik, duke deklaruar:

“Në datën 11 do të jetë një protestë shumë e madhe dhe qytetarët do t’i bëjnë një bojkot të madh kryeministrit në ikje Edi Ramës dhe Kanye West.”

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit. Sipas organizatorëve, protesta pritet të zgjasë deri pak para mesnatës, ndërsa ata kanë paralajmëruar një mobilizim më të gjerë kombëtar në protestën e 11 korrikut.

Protesteshqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 10:11Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci
  • 10:10Rasti i Diana Kastratit, shtyhet seanca e gjykimit në mungesë ndaj Adnon Jasharit
  • 09:51Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në mbajtje
  • 09:46I dërgoi mesazhe ish-bashkëshortes, Policia vihet në kërkim të mërgimtarit
  • 09:41Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli i Spanjës, vlera rreth 20 mijë euro