Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Dinamit”, “Plumb” dhe “Arrestim”, cilët janë emrat më të pazakontë në Kosovë

GD
Gazeta Demos27 shtator 2025 në 15:39
“Dinamit”, “Plumb” dhe “Arrestim”, cilët janë emrat më të pazakontë në Kosovë

Emrat personal në Kosovë jo gjithmonë janë vetëm si identifikues.

“Arrestim”, “Diare” dhe “Plak”, janë ndër emrat që hera herës ngjallin debat për përzgjedhjen si dhe ndikimin që kanë në identitetin e një individi.

Sipas të dhënave të gjendjes civile, në Kosovë një person mban emrin Arrestim, 14 të tjerë quhen Shpenzim, pesë vajza Diare, ndërsa 27 burra mbajnë emrin “Plak”.

Kosova ka edhe tre “Dinamit” dhe tri vajza që quhen Pula, kurse një person e mban emrin “Gjel”, e tre të tjerë i kanë emëruar Plumb.

Identititeti, vetëbesimi, etiketimi

Psikologia Sabina Musliu thotë se emrat kanë ndikim të dukshëm në identitet.

Sipas saj, emrat e pazakontë shpesh bëhen shënjestër etiketimesh, sepse shoqëria është e prirur t’i favorizojë ata emra që janë më të zakonshëm.

Pra, sipas saj, nuk është vetë emri që e ul vetëbesimin, por mënyra se si të tjerët e shohin.

“Emrat e pazakontë shpesh bëhen shënjestër etiketimesh, sepse shoqëria është e prirur të favorizojë atë që është më i zakonshëm. Por, në të njëjtën kohë, këta emra mund të sjellin edhe një ndjenjë dallimi dhe unikaliteti. Nëse shohim trendët e viteve, kuptojmë se moda e emrave ndryshon vazhdimisht dhe një emër që sot mund të duket “i çuditshëm”, nesër mund të shihet si i bukur dhe me vlerë. Kjo tregon se perceptimi i emrave është i lidhur më shumë me kohën dhe kulturën, sesa me vetë emrin”, tha Musliu.

“Emri ka një ndikim të dukshëm në identitet, por ajo që shpesh quajmë “emër i mirë” apo “i keq” nuk vjen nga vetë emri, por nga mënyra si shoqëria dhe kultura në një kohë të caktuar i japin kuptim atij. Në një periudhë, një emër mund të jetë shumë i pëlqyer dhe i modës, ndërsa pas disa vitesh të perceptohet krejt ndryshe. Këtë e shohim shpesh edhe në familjet tona, kur gjenerata më e re reagon ndryshe ndaj emrave që gjyshërit apo prindërit i kanë parë si shumë të veçantë dikur. Pra, nuk është emri vetë që e ul vetëbesimin, por mënyra si të tjerët e shohin dhe reagojnë ndaj tij”, vijoi tutje ajo.

Emrat e ndaluar me ligj?

Në Kosovë nuk ekziston ndonjë listë zyrtare me emra që nuk lejohen të regjistrohen, por megjithatë specifikohet e drejta për caktimin e emrit personal dhe ka raste kur mund të kufizohet.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brenshme në një përgjigje për Klankosova.tv

“Nuk ekziston një listë me emra të ndaluar por referuar nenit 3 paragrafit 3.4. specifikohet e drejta për caktimin e emrit personal dhe mund të kufizohet, nëse kjo është e domosdoshme për ruajtjen e moralit, të drejtave dhe të lirive të njerëzve të tjerë apo të vetë personit”, ka bërë të ditur MPB-ja.

E sipas ligjit të Gjendjes Civile, në Shqipëri disa emra ndalohen me ligj që fëmijët t’i mbajnë.

Disa nga këta emra janë; Ankim, Burgim, Car, Cub, Dert, Eros, Federate, Gazep, Gabime, Helme, Keqan, Keqe, Krajlice, Spece, Shkurte, Vajtime, Xhenaze, etj,

Në Kosovë, emri personal i qytetarit shkruhet në regjistrin përkatës të gjendjes civile në gjuhën e tij, përveç rasteve kur ai përcaktohet për ndonjë gjuhë tjetër zyrtare të Kosovë

“Referuar nenit 6 Përdorimi i gjuhës për emrin personal, paragrafët e mëposhtme specifikojnë se 6.1. Emri personal i qytetarit shkruhet në regjistrin përkatës të gjendjes civile në gjuhën e tij, përveç rasteve kur ai përcaktohet për ndonjë gjuhë tjetër zyrtare të Kosovës dhe 6.2. Për rastet nga paragrafi 1 i këtij neni shkrimi i përdorur në gjuhën zyrtare, nuk duhet të modifikojë formën e emrit personal në gjuhën origjinale”, theksohet më tutje në përgjigjen e kësaj ministrie,

emrakosove

Më shumë nga Lajme

  • 14:53PSRK e intervistoi si të dyshuar, Aliu: Asgjë s’mund të më ndërlidh me këtë proces, kam punuar sipas ligjit
  • 14:32Vaji i palmës në qumësht, Haxhiu: Produktet të tërhiqen nga tregu dhe veprimtaria pa autorizim të suspendohet
  • 14:31Haziri: LDK do të japë kontribut për stabilitet politik, gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve
  • 14:30Bajrami: Jam për një marrëveshje të mirë për Kosovën dhe LDK-në
  • 14:00Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së