Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se duhet të ketë konsensus mes deputetëve për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai vazhdon insistimin e partisë së tij se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese u jep atyre të drejtë, derisa shtoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari – të cilin partitë tjera po e akuzojnë se po funksionon me instruksione të partisë së tij – ka të drejtë të përgatisë sallën për votim të fshehtë pa e hedhur në votim Komisionin.
“Shkurt, Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë qartë në paragrafin 178 se Kryesuesi nuk ka pasur nevojë për ndonjë mocion për të ndryshuar mënyrën e votimit. Madje, meqenëse nuk kemi një praktikë dhe Rregullorja e Punës nuk e përcakton ndryshimin e votimit, Kryesuesi i Seancës ka të drejtë t’i japë udhëzim administratës të përgatisë sallën për votim të fshehtë edhe pa e hedhur në votim Komisionin”, tha ai.
Postimi i plotë:
𝐉𝐚𝐧ë 2 𝐚𝐫𝐠𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐩𝐞𝐫𝐝𝐨𝐫𝐞𝐧 nga opozita. Në njërën anë thonë (1) 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐭ë 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭ë𝐬 dhe kjo përbën shkelje, në anën tjetër pretendojnë se (2) 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧ë 𝐭ë 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐭ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐥 për këtë ndryshim.
🔍 T’i trajtojmë një nga një:
1️⃣ Mënyra e votimit nga i hapur në të fshehtë nuk mund te ndryshohet pa mocion procedural.
⚖️ Gjykata Kushtetuese në 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐧 𝟏𝟕𝟖 e 𝒓𝒓ë𝒛𝒐𝒏 këtë argument dy herë.
(𝟭) Thotë se ndryshimi në votim nuk rregullohet as me Rregullore e as me Kushtetutë. Pra, tekstualisht e cek se, “Çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐦ë𝐧𝐲𝐫ë𝐬 𝐬ë 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐒𝐞𝐚𝐧𝐜ë𝐧 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐢𝐯𝐞 – 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐨𝐬𝐞 𝐞 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐭ë – 𝐍𝐔𝐊 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭ë 𝐞 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞.” Më tej, në të njejtin paragraf thotë se “Për këtë çështje nuk gjeni asnjë referencë as në Kushtetutë e as në Rregullore.”
(𝟮) Për më tepër, Gjykata thekson se 𝐧𝐞𝐧𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 së Kuvendit (Neni 57) që po i përmendin deputetët e opozitës 𝐧𝐮𝐤 𝐯𝐥𝐞𝐣𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐒𝐞𝐚𝐧𝐜ë𝐧 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐢𝐯𝐞, por përdoren vetëm për seanca plenare, dhe atë vetëm në rrethana të caktuara që janë shprehimisht të cekura në Rregullore.
🔹 Edhe këtë e ndan qartë, ku prapë tekstualisht thotë se, “Secili nga këto nene të Rregullores së Kuvendit (53, 57, 122) 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐨𝐣𝐧ë 𝐪𝐚𝐫𝐭ë dhe shprehimisht 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐚𝐧𝐚𝐭 në të cilat shtrihet fushëveprimi i tyre, 𝐩𝐚𝐥ë𝐭 që mund të iniciojnë ato veprime apo autorizimet e tyre, si dhe çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐭 për të cilat mund të bëhen apo kohën kur mund të ngritën propozime të tilla.”