Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dimal Basha edhe sot provon të arsyetohet për punimin e vitit 2012: Asnjë fjalë s’e kam shkruar kundër UÇK-së

GD
Gazeta Demos28 gusht 2025 në 10:27
Dimal Basha edhe sot provon të arsyetohet për punimin e vitit 2012: Asnjë fjalë s’e kam shkruar kundër UÇK-së

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka dalë në konferencë për media, për t’u arsyetuar lidhur me punimin e vitit 2012, në të cilin ishte bashkautor dhe shkruhej zi e terr për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë punim thuhej se “fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Basha tha se akuzat ndaj tij janë të ulëta, duke shtuar se asnjëherë nuk ka shkruar përmbajtje kundër UÇK-së, por vetëm për islamin fundamentalist në Evropën Juglindore.

“Në vitin 2012 kam dorëzuar hulumtim për publikim, atë kohë kam bërë hulumtim për deportimin e islamit fundamendalist në Evropën Juglindore, kam dërguar hulumtim vetëm për këtë temë. Këtu përfundon përgjegjësia ime për këtë temë.Edhe tema ime e diplomës master që kam, në vitin 2013, gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë, aty asnjë fjalë nuk është kundër UÇK-së. Të njëjtën e thotë edhe profesoresha ku kam studiuar për bachelor, e cila ka dërguar email sqarues te mediat. Mbaj përgjegjësi vetëm për këtë pjesë. Këto akuza janë shumë të ulëta dhe rënduese për mua dhe për qytetarët e Kosovës. Unë kam bërë thirrje të luftohet raporti i Dick Marttyt. Unë Dimal Basha, si kryetar Kuvendi, e kam të shenjët luftën e UCK-së dhe sakrificën për liri. Dua të deklaroj me përgjegjësi të madhe, se kurrë në jetën time, nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë”, tha Basha.

Më shumë nga Lajme

  • 10:40PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme
  • 10:19Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës
  • 10:17Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan
  • 10:17Rama publikon foto të kryeqytetit të “mbuluar” me flamuj të UÇK-së: Prishtina më e bukur se kurrë
  • 10:16Gjeneral Jashari uron Breuerin për zgjedhjen në krye të Komitetit Ushtarak të NATO-s