Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Diaspora proteston në Hagë më 14 shtator, Koci: Lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë

GD
Gazeta Demos31 gusht 2025 në 19:44
Diaspora proteston në Hagë më 14 shtator, Koci: Lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë

Fatmir Koci, organizator i protestës që do të mbahet më 14 shtator në Hagë, ka thënë se ka një interesim të madh nga shqiptarët për të marrë pjesë në këtë organizim madhështor, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Holandë.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka pohuar se kanë marrë leje nga institucionet holandeze për të mbajtur protestën, duke shtuar se të gjitha pankartat do të jenë në gjuhën angleze, për të përcjellë sa më qartë mesazhin ndaj përfaqësuesve të shteteve perëndimore.

“Atje, siç e dimë, nuk po gjykohen njerëz me emra të përveçëm – atje po gjykohet lufta e drejtë e Kosovës, po gjykohet shtetësia dhe liria jonë. Edhe një herë duhet t’i tregojmë botës demokratike se lufta jonë ka qenë e drejtë,” ka deklaruar Koci.

Ai shtoi se interesimi është shumë i madh, sidomos nga mërgimtarët shqiptarë në Evropë, por edhe nga Amerika dhe Australia.

“Si veteranë të luftës, e kemi marrë si amanet nga shumë mërgimtarë që të jemi aty. Ka organizime nga shtete të ndryshme të Ballkanit, ndërsa nga Kosova tashmë kanë filluar edhe rezervimet për ardhje me autobusë,” tha ai.

Koci po ashtu theksoi: “Jo rastësisht e kemi përzgjedhur datën 14 shtator, pasi më 15 shtator pritet të fillojnë të dëshmojnë zyrtarët amerikanë në krahun e çlirimtarëve tanë.”

Gjykata Speciale

Më shumë nga Lajme

  • 12:41Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për takim
  • 12:31‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi
  • 11:41Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve