Një femër është dhunuar seksualisht pasditen e së mërkurës në Rahovec.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thotë policia në raportin 24-orësh.
Organet e rendit bëjnë me dije se i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.
