Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Detaje të reja për vdekjen e 59-vjeçarit në bunarin e shkollës

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 19:51
​Detaje të reja për vdekjen e 59-vjeçarit në bunarin e shkollës

Publikohen detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ndodhi të martën mbrëma në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ku Sylë Fazliu 59-vjeçar, punëtor teknik i shkollës, humbi jetën, pasi, siç dyshohet, ka rënë në bunarin e shkollës.

Zbardhja e rrethanave të vdekjes mbetet ende në proces hetimor.

Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmoi për Kosovapress se autopsia tashmë është kryer, ndërsa raporti përfundimtar pritet të përpilohet në ditët vijuese.

Ndërsa, drejtori i Arsimit në Kaçanik, Gazmend Bunjaku, bëri të ditur se punëtori teknik i shkollës tashmë i ndjerë pasi ka mbaruar mësimi me siguri sipas detyrës së punës ka dalë të pastrojë aty dhe pastaj nuk dihet se çka ka ndodhur.

Sipas Bunjakut, punëtori teknik, pasi është vonuar për t’u kthyer në shtëpi, një familjar ka shkuar ta kërkojë te shkolla, e ka parë kapakun e bunarit hapur, ka dyshuar që ka rënë aty dhe ka njoftuar policinë.

Kosovapress kontaktoi edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Në këtë prokurori thanë se pas marrjes së raportit të autopsisë do të dalin me hollësi të tjera.

Më herët gjatë ditës , Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 13:26I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij
  • 13:21Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit
  • 13:21Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës
  • 13:10Kurti thirrje Hamzës e Gjinit: Të takohemi, jam i interesuar për marrëveshje
  • 13:06Kurti: Konstituimi pa marrëveshje të presidentit është përgatitje për shpërndarjen e Kuvendit