Një 40-vjeçar është plagosur në rrugën Gjilan-Kamenicë ku rreth orës 18:00 ndodhi përleshja me armë.
Sipas KlanKosovës, gjatë kohës kur ndodhi ngjarja, të dyja veturat kanë qenë në lëvizje dhe brenda tyre kanë qenë më shumë se një person.
Policia është në kërkim të të dyshuarve të rastit, ku forcat e rendit tashmë kanë bllokuar hyrje-daljet e qytetit të Gjilanit
