Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dështimi i votimit të qeverisë, Haxhiu-partive tjera: S’ka terminale apo tenderë në emër të votës

GD
Gazeta Demos26 tetor 2025 në 15:29
Dështimi i votimit të qeverisë, Haxhiu-partive tjera: S’ka terminale apo tenderë në emër të votës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës,

Ajo e ka krahasuar situatën e sotme me zhvillimet e vitit 2020, kur ishte rrëzuar qeveria e parë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke theksuar se edhe këtë herë të njëjtët aktorë politikë kanë penguar krijimin e kabinetit të ri.

Në reagimin e saj, Haxhiu ka kritikuar partitë opozitare dhe Listën Serbe, duke i cilësuar si pjesë të një grupi politik të stërvjetëruar që, sipas saj, po vepron kundër vullnetit qytetar.

Deputetja ka nënvizuar se synimi i VV-së është që Republika të funksionojë në shërbim të qytetarëve, e jo të grupeve të interesit.

Postimi i plotë:

Fytyra të para, qeshje të njohura. Dita e sotme, 26 tetor 2025, ma kujtoi 25 marsin 2020. Atëherë të gjithë këta bashkë po na rrëzonin, sot nuk mundësuan ngritjen e Qeverisë së re. Asokohe rrëzonin Kurtin 1, sot pamundësuan Kurtin 3.

Në Kuvend, Klubi i Stërvjetëruar Politik pamundësoi votimin e njeriut që populli e ka votuar më së shumti në historinë e Kosovës. Lista Serbe, si gjithnjë, pranë tyre.

Natyrisht, kjo është shumë e përkohshme. Shpesh, të njëjtit kanë menduar se e kanë mposhtur përfundimisht VV-në e Albin Kurtin, por dihet ku jemi ne e ku janë ata. Do të kthehemi sërish, me popullin në krah dhe me parimet e pathyeshme. Ata që nuk marrin mbështetje nga populli, nuk mund të na shantazhojnë me numra. Më nuk ka terminale, ambasada apo tenderë në emër të votës. As populli i Kosovës, e as ne, nuk ua kemi borxh karrigen. Dhe për këtë, VV-në e Albin Kurtin nuk do ta thyeni asnjëherë.

Matematikat e tyre nuk do të mund ta mposhtin vullnetin tonë politik. Republika nuk do të punojë për grupet e interesit, por për qytetarët pa dallim. Beteja jonë për një Kosovë me dinjitet, pa krim e pa korrupsion, vazhdon. Edhe më fuqishëm.

Më shumë nga Lajme

  • 08:35Rasti i Liridona Ademajt, Apeli shqyrton sot kërkesën e Naim Murselit për ndryshimin e dënimit
  • 08:26Rasti i Arlinda Zekaj- protestohet edhe sot në Prishtinë
  • 08:25Kuvendi mblidhet sot, në rend dite ndryshimet buxhetore dhe Byroja e Pasurisë
  • 08:14"Po e detyron Jetoni", çka deklaroi Arlinda në Polici, disa ditë pasi nuk kishte komunikuar me të birin
  • 07:38Publikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin