Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Dëshmorët nuk vdesin kurrë” – 29 Gushti, dita kur Hani i Elezit kujton të rënët

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 08:56
“Dëshmorët nuk vdesin kurrë” – 29 Gushti, dita kur Hani i Elezit kujton të rënët

Sot, Hani i Elezit ndalet për të kujtuar ata që nuk u kthyen më nga frontet e luftës. 29 Gushti shënohet në këtë komunë si Dita e Dëshmorëve, një datë që lidhet me një ngjarje të rëndësishme të 27 viteve më parë.

Ishte viti 1999 kur në Puset e Nikës u zhvillua rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme të luftërave çlirimtare. Pikërisht nga kjo ngjarje, 29 Gushti u kthye në një ditë të veçantë për Hanin e Elezit, duke u shënuar ndër vite si ditë përkujtimi dhe nderimi për të rënët.

Por historia e kësaj treve nuk lidhet vetëm me luftën e fundit në Kosovë.

Hani i Elezit i dha tetë dëshmorë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shtatë të tjerë nga kjo trevë ranë në fronte të ndryshme të luftërave çlirimtare. Krahas tyre, dhjetëra shqiptarë të kësaj ane humbën jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj popullsisë shqiptare nga forcat serbe dhe maqedonase.

Përkushtimi dhe sakrifica e tetë dëshmorëve të UÇK-së nga Hani i Elezit është vlerësuar edhe nga institucionet e Kosovës. Ish-presidenti Hashim Thaçi, përmes një vendimi presidencial, i dekoroi dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Sot, 29 Gushti nuk është vetëm një datë në kalendarin e Hanit të Elezit. Është një ditë kur kujtohen emrat, jetët dhe sakrificat e atyre që mbetën në histori, ndërsa familjet dhe qytetarët e kësaj komune vazhdojnë t’i nderojnë të rënët e tyre.

elezitgushtihani

Më shumë nga Lajme

  • 09:28Dyshohet se falsifikoi letërnjoftimin serb, kapet shtetasi i Serbisë
  • 09:27Foshnja gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, policia nis hetimet
  • 09:20Këmbësori goditet për vdekje nga dy vetura në Llabjan të Novobërdës
  • 09:07Bie çmimi i naftës për disa centë në Kosovë
  • 09:06Kolona mëngjesi, kaq shkojnë pritjet kufitare