Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Dëshmia e rëndë e ish të burgosurës në procesin ndaj gardianes Nadica Cepkenoviq

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 13:25
Dëshmia e rëndë e ish të burgosurës në procesin ndaj gardianes Nadica Cepkenoviq

Një dëshmi e rëndë është dhënë sot në seancën gjyqësore ndaj Nadica Cepkenoviq, e akuzuar për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ish-e burgosura Zahrije Podrimçaku ka rrëfyer për torturat, izolimin dhe gjendjen e rëndë psikologjike që, sipas saj, ka përjetuar në burgun e Lipjanit dhe më pas në atë të Beogradit.

Podrimçaku ka treguar se transferimi në burgun e Beogradit e kishte bërë të besonte se nuk do të dilte më e gjallë prej aty.

“Më transferuan në burgun e Beogradit, aty e dija veten të vdekur dhe nuk besoja se do të kthehesha e gjallë në Kosovë”, deklaroi ajo.

Ajo ka rrëfyer se, pas ditësh pa gjumë dhe nën presion të vazhdueshëm psikologjik, ishte ndier e rraskapitur. Në një moment, pasi kishte kërkuar të shkonte në tualet, kishte parë se aty kishte ujë të vakët dhe kishte vendosur të pastrohej.

“Unë edhe ashtu e konsideroja veten të vdekur dhe s’besoja se do të kthehesha në Kosovë. Kam hyrë dhe i kam pastruar flokët dhe krejt trupin. Thashë, e vdekur se e vdekur, të pastrohem”, tha Podrimçaku në rrëfimin e saj përballë trupit gjykues.

Sipas saj, gjendjen e rënduar psikologjike e kishin shtuar pagjumësia, lodhja dhe zhurmat që dëgjonte gjatë qëndrimit në burg.

“Sepse më mbuluan djersët nga pagjumësia, lodhja dhe torturat psikike që m’i bënin, duke dëgjuar zhurmat dhe përplasjet e dyerve”, ka thënë ajo.

Podrimçaku ka folur edhe për periudhën e qëndrimit në burgun e Lipjanit, ku, sipas dëshmisë së saj, kishte kaluar rreth tre muaj e vetme në një dhomë pa dritare dhe në errësirë të plotë.

“Kam qenë edhe në vetmi në burgun e Lipjanit. Tre muaj ditë në një dhomë pa dritare. Krejt terr ka qenë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka treguar se gjatë kontrolleve në qeli mezi mund t’i shihte personat që hynin, gjë që, sipas saj, i shtonte edhe më shumë frikën.

“Kur vinin të na kontrollonin në dhomë, as sytë nuk ua shihja, nuk vërehej a është burrë apo grua. Kisha frikë mos po vijnë meshkuj për të të dhunuar. Vetëm ta kam vetëdijen, ta kontrolloj veten”, ka rrëfyer Podrimçaku.

Dëshmia e saj në gjykatë u përqendrua në përjetimet gjatë kohës së ndalimit në Kosovë dhe pas transferimit në Serbi, duke përshkruar izolimin, frikën dhe presionin e vazhdueshëm psikologjik që, sipas saj, kishte përjetuar gjatë asaj periudhe.

kishterëndëndaj

Të ngjashme

Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar

Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar

17:21
Ish-kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i kërkon falje Ajrina Gashi-Hamdiut për “çfarëdo keqkuptimi”

Ish-kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i kërkon falje Ajrina Gashi-Hamdiut për “çfarëdo keqkuptimi”

22:45
Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës

Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës

22:40
Gashi-Hamdiu: Komisioni Parlamentar nuk e trajtoi rastin e poshtërimit seksual nga ish-kryeshefi i KOSTT-it në atë kohë

Gashi-Hamdiu: Komisioni Parlamentar nuk e trajtoi rastin e poshtërimit seksual nga ish-kryeshefi i KOSTT-it në atë kohë

22:38

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Maqedonci e Jashari takojnë komandantin suprem të NATO-s në Evropë, diskutojnë për fuqizimin e FSK-së
  • 21:22Mujku: Rasti i Arlinda Zekajt është neglizhuar në secilën instancë
  • 21:19Gjini: Rasti i Arlindës e ka shkundur Kosovën, dy ministrat duhet të japin dorëheqje
  • 21:16Gashi: Për dorëheqje është vonë, Gërvalla e Sveçla duhet të shkarkohen
  • 20:21Panduri: Një biznesmene ka marrë përsipër shlyerjen e kredisë së Arlinda Zekajt