Rid Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se prej që ai është ‘këndejpari’, kërkon gjak, dhunë e përplasje, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha duke bërë tag emrin e mbiemrin e kryeministrit Kurti, thotë se ka dërrmuar bizneset me faturat e katerfishuara të energjisë elektrike.
”Luftoi si opozitar e vijon tash nga pushteti i kontestuar t’i stupcoje, derrmoje bizneset me faturat e tre a kater fishuara te energjise ”, shkruan ai.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Albin Kurti , prej se eshte kendejpari, rrotull nesh, kerkon gjak, dhune, perplasje, histori te re, vend ne podiumin atdhetaro heroik, ulese ne tavolinen e temave te medha me shume se rajonale. Eshte ne pakt me ideologjine vrastare te demokracise, partine shtet. Jo e habitshme per m’u. Luftoi si opozitar e vijon tash nga pushteti i kontestuar t’i stupcoje, derrmoje bizneset me faturat e tre a kater fishuara te energjise. Tekefundit ato edhe e sollen ne pushtet. Cdo i dyti kosovar votoi per te me 14 shkurt 2021, e 10 per qind me pak mori me 9 shkurt 2025. I pa fjale mbetem kur po shoh lloj lloj budalle te pa shkolle, te oksidum prej mendjes, t’u na kallxu qysh duhet me qene Kosova Politike, sidomos ‘trishtohem’ kur lexoje klithmat, piskamat qe vijne prej atyre jane ne arrati diku, ne Diaspore, qe jetojne me dhimbje lukthi nga etja sahariane per t’i zhduke kundershtaret e Kurtit. Une per vete, nuk kisha asnjehere dilema kush ishte Kurti, çfare eshte, e ku po e shpien shtetin, cila eshte receta e tij. Etj, etj! Ne habitatin kaotik te tashem, brenge e vertete eshte se po mungon alternativa politike serioze anti Kurti, nuk eshte e konsoliduar, nuk po me binde aktualisht se ajo ka vullnet ta qeverise Kosoven pa Albin Kurtin.