Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputeti algjerian befasohet nga Kosova: Do të angazhohem për njohjen e saj nga Algjeria

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 21:57
Deputeti algjerian befasohet nga Kosova: Do të angazhohem për njohjen e saj nga Algjeria

Një vizitë e menduar si turistike, e bëri ta njoh Kosovën në shumë dimensione një deputet nga Algjeria. Jusuf Axhise gjatë qëndrimit të tij, u shpreh i befasuar nga mikpritja e kosovarëve dhe ngjashpëritë me shtetin e tij. Prandaj, premton se do të angazhohet që Algjeria ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Kureshtja për ta parë Kosovën nga afër, e shtyri të bëjë goxha kilometra rrugë.

Por deputeti nga Algjeria Jusuf Axhise, thotë se perceptimi që kishte për shtetin më të ri në Evropë, i ndërroi posa shkeli tokën kosovare.

Veçse thotë se ka diçka që të madhe që i lidh të dy popujt.

“Kosova është një nga shtetet e Ballkanit me të cilën ndiejmë se kemi një lidhje shumë të madhe, sidomos për shkak të asaj që ka kaluar gjatë luftës dhe masakrave që kanë ndodhur këtu. Sinqerisht u befasova nga natyra e Kosovës, nga bukuria e saj. Gjithashtu u befasova nga populli kosovar dhe pashë tek ai paqe, siguri, qetësi dhe moral shumë të lartë”, thotë ai për Tëvë1.

Por shteti që ky përfaqëson, ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Andaj deputeti Axhise, njëherësh anëtar i komisionit për politikë të jashtme në Algjeri, thotë se do të punoj të jetë urë lidhëse mes të dyja vendeve.

“Në të vërtetë, njohja e shteteve i nënshtrohet shumë presioneve, marrëveshjeve të mëdha dhe balancave të fuqive që ndikojnë në këtë proces. Por ne, dhe unë si deputet në parlamentin algjerian, do të përpiqem të jem një urë komunikimi dhe të ushtroj diplomaci parlamentare për t’i përcjellë këto shqetësime tek qeveria algjeriane”, shprehet deputeti nga Algjeria.

Por mungesa e marrëdhënieve zyrtare, thotë se nuk duhet ta pengoj afrimin mes dy popujve, meqë ka mënyra tjera.

“Ne do të përpiqemi përmes turizmit dhe përmes hapjes së dyerve të Kosovës për popullin algjerian, që populli algjerian ta kuptojë se arritja në Kosovë nuk është as e pamundur dhe as e largët. Ne si algjerianë nuk do të kursejmë asgjë për vëllezërit tanë në Kosovë. Do t’i ndihmojmë dhe do t’i mbështesim me çdo formë të nevojshme mbështetjeje, në pritje që të realizohet çështja më e madhe dhe synimi kryesor, që është njohja e Kosovës si shtet me sovranitet të plotë dhe anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thotë ai.

Gjatë vizitës së tij, deputeti algjerian ndaloi edhe në disa prej xhamive të Kosovë, ku tha se ishte i befasuar nga mënyra se si, sipas tij identiteti islam është i pranishëm në jetën e përditshme në vend.

“Kam falur namazin në shumë xhami të Kosovës dhe pashë se marrëdhënia mes Algjerisë dhe Kosovës nuk mund të mbetet peng vetëm te çështja e njohjes së shtetit. Kam mësuar se 95% e popullit të Kosovës është popull mysliman dhe pashë se jeta islame është e pranishme në gjithë Kosovën, përmes xhamive, moralit dhe faljeve. Dhe, në dashtë Zoti, shpresojmë që të vijë njohja dhe që Kosova të bëhet pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, pasi është një shtet islam”, u shpreh ai.

Axhise veçse deputet në Asamblenë Popullore Kombëtare të Algjerisë, ishte edhe Nënkryetar i Këshillit Popullor Kombëtar me 2021, dhe është anëtar i Lëvizjes për Shoqëri dhe Paqe (MSP), partia më e madhe islamike në Algjeri.

algjeria

Më shumë nga Lajme

  • 16:52Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet kosovari për keqpërdorim të tyre
  • 16:41Kuvendi njofton për seancën e nesërme, ky është rendi i ditës
  • 16:39Pacolli njofton dërgimin e tri lëndëve në Prokurori, ja për çfarë dyshohet
  • 16:37“U intervisua për hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare” – Prokuroria Speciale jep detaje pas intervistimit të Liburn Aliut
  • 16:34Grabitja e argjendarisë në Kamëz, policia vihet në ndjekje të dy të dyshuarve