Pasi kryesuesi Avni Dehari, e mbylli seancën e 44-të të tentimit të konstituimit të Kuvendit, deputetët e ish-opozitës, PDK-së, LDK-së e AAK-së, kanë vazhduar të qëndrojnë në sallë.

Sikur edhe herave të tjera deputetët kanë nisur të mbajnë fjalimet e tyre, si shenjë proteste ndaj ndaljes së fjalës nga ana e kryesuesit Dehari.