Një gjykatë tribunale në Bangladesh ka dënuar ish-kryeministren Sheikh Hasina me vdekje për shtypjen e protestave kundër qeverisë të vitit të kaluar, raporton BBC.
Hasina është dënuar në mungesë për krime të ndryshme kundër njerëzimit. Ajo jeton në syrgjynosje në Indi.
Ajo u dënua bashkë me ish-ministrin e Brendshëm dhe shefin e Policisë. Ata u shpallën fajtorë për lejimin e përdorimit të dhunës vdekjeprurëse ndaj protestuesteve dhe mosparandalimin e mizorive ndaj tyre.
Gjykata lexoi të gjitha akuzat para të pandehurve duke përshkruar shkallën e dhunës së aksionit të policisë. I pranishëm ishte vetëm ish-shefi i policisë, Abdullah al-Mamun.
Ish-udhëheqësja mohon të gjitha akuzat e sulmit ku sipas Kombeve të Bashkuara u vranë me qindra njerëz.
Hasina ishte kryeministrja më jetëgjatë në pushtet e Bangladeshit. Ajo u kthye në një ikonë të demokracisë kur bashkoi forcat me parti të tjera politike kundër regjimit ushtarak të viteve 1980. Ajo e mori për herë të parë pushtetin në 1996.
Mandati i saj i dytë që nisi në 2009 ishte kontradiktor. Ai u njollos me akuzat e vrasjeve, zhdukjeve të detyruara dhe heshtjes së kundërshtarëve, një kthesë e dukshme për një lidere që dikur luftoi për demokracinë shumëpartiake.
Babai i saj, Sheikh Mujibur Rahman, udhëhoqi pavarësinë e vendit nga Pakistani në 1971 dhe u bë presidenti i parë. i ati i saj i vra me pjesën më të madhe të familjes në 1975. Vetëm Hasina dhe motra e saj, Sheikh Rehana, shpëtuan pasi ndodheshin jashtë vendit.
Hasina është një e mbijetuar e vërtetë politike që u ka rezistuar qindra arrestimeve në opozitë dhe disa tentativave për vrasje.
