Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënohet me 12 vite burgim Fadil Islami i akuzuar për tentim vrasjet në Ferizaj

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 12:01
Dënohet me 12 vite burgim Fadil Islami i akuzuar për tentim vrasjet në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 12 vjet burg Fadil Islamin, i cili kishte therur me thikë katër persona, dy prej të cilave ishin vajza të mitura.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i njëjti për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 dhe 14 vjeçare.

“Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, kryetare e trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe pranimit të fajësisë, të pandehurin F.I., e shpalli fajtor për veprën penale në vazhdim vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.10 lidhur me nenin 28 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

“I pandehuri F.I., akuzohet se: Me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:29 minuta, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar t’i privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 vjeçare dhe 14-vjeçare, pjesëtarë të komunitetit Ashkali”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024 rreth orës 15:30 minuta në rrugën “E.T.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.M., i moshës 32-vjeç, pjesëtarë i komunitetit Egjiptian”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:53 minuta në rrugën “H.S.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A., i moshës 29 vjeç, pjesëtarë i komunitetit Romë”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës.

gjykata

Më shumë nga Lajme

  • 23:48Gazetari Blendi Fevziu tregon cila është gjendja shëndetësore e të riut që u goditë brutalisht nga Policia
  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar
  • 23:13Raportimet se protestuesit e hodhën në Lanë, deputeti i PD: Pati një incident, skemë e partisë në pushtet
  • 22:41“Hajde të pyes në vesh o burrë”, pamje: Fadil Geci takohet rastësisht me Sami Lushtakun, çka i tha në vesh?
  • 22:18Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë