Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënimi i Dejan Raçiqit, Gërvalla kërkon drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 21:00
Dënimi i Dejan Raçiqit, Gërvalla kërkon drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla ka reaguar në lidhje me dënimin e shqiptuar kundrejt Dejan Raciq nga Gjykata Themelore në Prishtinë, konkretisht për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i saj:

Drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Dejan Raciq, sot u dënua me 15 vjet burg për krime lufte, konkretisht krimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ky është rasti i katërt që drejtësia vendase ndëshkon autorët e këtyre krimeve, duke treguar se heshtja dhe mosndëshkueshmëria dalëngadalë po i afrohen fundit.

Rruga mbetet e gjatë, po në fund, drejtësia dhe e vërteta gjithmonë fitojnë.

Falënderim i veçantë edhe QKRMT-së për mbështetjen e palëkundur ndaj të mbijetuarve gjatë gjithë procesit gjyqësor. Duke falënderuar këtë organizatë, falënderojmë edhe të gjitha organizatat dhe aktivistët që çdo ditë, me një angazhim të jashtëzakonshëm dhe vetëmohues, angazhohen për të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Është për t’u admiruar qëndrimi dinjitoz i heroinave tona, të mbijetuarave, të cilat përsëri po dëshmojnë integritet dhe guxim të pashoq, duke u ballafaquar, tashmë në sallë të gjyqit, me ata që kryen krime të papërshkrueshme ndaj tyre. Këto gra dhe këta burra meritojnë respektin dhe mbështetjen edhe më të fortë e më të gjerë të institucioneve dhe të shoqërisë sonë.

MD

Më shumë nga Lajme

  • 22:02Nga Pashtriku kërkohet drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
  • 21:42“Për krejt këto, unë i kam rezervat e mia për të”: Hoti tregon pse nuk e mbështet Bekim Sejdiun për president
  • 21:32Quni: Mundësia e fundit që iu ofrua LDK’së ishte posti i zëvendëskryeministrit me disa ministri
  • 21:30Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së do të mbetet njollë në Kushtetuese
  • 21:17Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit