Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 21:17
Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk do të pranonte asnjëherë të bëhej ministre në një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.

Duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje politike, Bajrami tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, se do ta votonte një marrëveshje nëse LDK do të kishte së paku një të tretën e pushtetit dhe njërën nga dy pozitat kryesore - atë të presidentit ose kryeministrit.

Megjithatë, ajo u shpreh e prerë se një post ministror në qeverinë e Kurtit nuk do të ishte i pranueshëm për të, edhe nëse një marrëveshje e tillë do të miratohej nga partia.

“Unë do të votoja, natyrisht se do ta analizoja edhe strukturën e kabinetit, mirëpo asnjëherë, asnjëherë në jetë nuk do të pranoja që unë të jem ministre e zotit Kurti”, tha Bajrami.

E pyetur nëse do ta refuzonte një pozitë të tillë edhe nëse do ta pranonte partia, ajo u përgjigj.

“Absolutisht.  Domethënë, qartë se nuk do të pranoja asnjëherë të jem njeri i udhëhequr nga ai. As nuk kam pasur kërkesa, as nuk do të pranoja, as nuk do të pranoj në të ardhmen asnjëherë", tha Bajrami në Klan Kosova.

asnjëherëbajramipranoja

Të ngjashme

Pse nuk e mbështeti kandidaturën e Bekim Sejdiut për president? Flet Hykmete Bajrami

Pse nuk e mbështeti kandidaturën e Bekim Sejdiut për president? Flet Hykmete Bajrami

22:04
“Hipokrizi”, Bajrami: S’mund të protestonim në mëngjes e të takonim Kurtin në mbrëmje

“Hipokrizi”, Bajrami: S’mund të protestonim në mëngjes e të takonim Kurtin në mbrëmje

21:16
Bajrami tregon se a do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit

Bajrami tregon se a do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit

21:07

Më shumë nga Lajme

  • 22:09Avdullah Hoti: Fajtor kryesor është VV-ja, por faj kanë edhe Abdixhiku dhe disa kolegë të mi
  • 22:08Haradinaj: ‘Unë i tutna Vuçiqit sepse nëse ata dënohen ka trazira, UDB-at do të nxisin KONFLIKT’
  • 22:02Nga Pashtriku kërkohet drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
  • 21:42“Për krejt këto, unë i kam rezervat e mia për të”: Hoti tregon pse nuk e mbështet Bekim Sejdiun për president
  • 21:32Quni: Mundësia e fundit që iu ofrua LDK’së ishte posti i zëvendëskryeministrit me disa ministri