Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Obiliqit ka mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të një gypi nga kontraktorë privatë.
Në njoftim u tha se pa ujë do të mbesin një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B), fshatrat Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi.
“Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø200 ACC nga kontraktorë privatë, të cilët kanë shkaktuar dëmin dhe nuk e kanë raportuar atë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur: një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B), fshatrat Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi”, tha KRU “Prishtina”.
