Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit për çlirimtarët.
Ajo tha se “Liria ka emër” synon bashkimin e qytetarëve dhe partive politike përtej dallimeve.
Ajo tha se në një kohë kur Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të konstituojë institucionet, është e nevojshme që partitë politike të lënë përkohësisht mënjanë përplasjet e brendshme.
“Liria ka emër është platformë civile është platformë që ka synuar të na bëjë bashkë pa dallim partitë politike, ka pasë ftesë për të gjithë dhe gjithë kemi bërë ftesë, ne jemi në kuvend nuk po arrijmë tash e sa kohë të kemi konstituim të organeve, por ta lejmë për pak kohë betejën për brenda nesh, t’i krijojmë institucionet, të bëhemi bashkë”, ka thënë Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra tha se, në raport me sakrificën e bërë për shtetin e Kosovës, përçarjet politike për çështje të ditës duhet të jenë të vogla.
“Kushdo që e ndien vetën shqiptar, unë jam e bindur që do të marshojë dhe unë besoj që marshi i datës 12-të do të jetë një ndër marshet më të lavdishme më të fuqishme më detirminuese për të”, tha ajo në KlanKosova.