Delegacioni i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i kryesuar nga Kryetari Besart Dreshaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Parlamentin e Kantonit të Gjenevës, ku u pritëm me nderime nga Presidentja e Parlamentit, znj. Ana Roch.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, krijimin e mundësive të reja për bizneset e Kosovës në tregun zviceran
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit mes institucioneve të Gjenevës dhe komunitetit të biznesit kosovar, duke hapur horizonte të reja për zhvillim dhe integrim ekonomik.
Me praninë e tyre na nderuan gjithashtu: Tahir Shabani, President i Institutit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Gjenevë dhe Zaim Jashari, Konsulli i Nderit i Maqedonisë së Veriut në Gjenevë
