Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s për vizitë zyrtare në Kosovë, veturat ndalojnë te ndërtesa e Qeverisë

GD
Gazeta Demos28 prill 2026 në 09:39
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s për vizitë zyrtare në Kosovë, veturat ndalojnë te ndërtesa e Qeverisë

Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Veturat e delegacionit janë parë edhe afër ndërtesës së Qeverisë.

Për vizitën e këtij delegacioni ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për vizitën në RKS të Komitetit Ushtarak të NATO-s

Prishtinë, më 27 prill 2026

Me datën 27 dhe 28 prill 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 17:40Hoxhaj: VV-ja s’ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës
  • 17:35Arrestohet një serb në Mitrovicë e Jugut, dyshohet se i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
  • 17:33Krasniqi: Mos u çuditni me axhën Avni Dehari më -njeriu që lejon me ju shkatrru familja se ka hallë edhe me u shkatrru republika
  • 17:29U qëllua me kallashnikov - Vrasja në Korçë, 20-vjeçari pjesë e Forcave të Armatosura
  • 17:14MIT me apel për kujdes të shtuar në komunikacion