Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, ndez përplasje politike në vend

GD
Gazeta Demos8 mars 2026 në 10:29
Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, ndez përplasje politike në vend

Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, ka thelluar përplasjet politike mes pushtetit dhe opozitës në vend.

Nga Partia Demokratike e Kosovës është vlerësuar se vendimi i presidentes është në përputhje me Kushtetutën.

Deputeti Përparim Gruda ka deklaruar se shpërndarja e Kuvendit është pasojë e drejtpërdrejtë kushtetuese pasi institucionet kanë dështuar ta zgjedhin presidentin brenda afatit të përcaktuar.

Sipas tij, interpretimet që thonë se Kuvendi mund të vazhdojë pa kufizim kohor do të krijonin mundësi për zvarritje të procesit.

Sipas Grudës, afati 60-ditor shërben kryesisht për situata kur posti i presidentit mbetet vakant, si në rast dorëheqjeje, shkarkimi apo vdekjeje të presidentit. Në këto raste, sipas tij, nuk mund të zbatohet afati prej 30 ditësh i nenit 86, sepse ai lidhet me përfundimin e rregullt të mandatit të presidentit aktual.

Në anën tjetër, përfaqësues të pushtetit dhe ekspertë të së drejtës e kanë kundërshtuar dekretin.Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë vlerësuar se vendimi është jokushtetues dhe kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë çështjen në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Edhe disa njohës të çështjeve juridike kanë shprehur qëndrimin se presidentja ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke argumentuar se Kuvendi ende kishte kohë për ta zgjedhur presidentin para se të merrej vendimi për shpërndarjen e tij.

Kjo situatë ka rritur tensionet politike në vend dhe ka hapur debat të gjerë për interpretimin e dispozitave kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e presidentit dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Liderët politikë janë takuar disa herë për të arritur një figurë konsensuale për presidentin, por pa sukses.

Seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit u ndërpre në mungesë kuorumi, pasi në sallë munguan deputetët e partive opozitare.

Në garë për këtë post ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha nga Lëvizja Vetëvendosje.

Presidentja e shpërndau Kuvendin pas moszgjedhjes së presidentit më 5 mars dhe ka konsultuar partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

president

Të ngjashme

Arifi: Ramush Haradinaj është president për kohë të vështira

Arifi: Ramush Haradinaj është president për kohë të vështira

18:23

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim