Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas publikimit të rezultateve preliminare me AAK- në në 7.12%, njoftoi se do të lirojë vendin e vet prej deputeti.

Haradinaj tha se ky veprim nuk ishte i paparitshëm pasi sipas tij një gjë të tillë veçse e kishte paralajmëruar ditë mq parë në studio televizive.

“Duhet me ia lënë mandatin kryetarit të ri, njerëzve të ri. Besoj që do të vijnë shumë më të zotë se unë, unë e kam përmbush misionin tim personal. Po tërhiqem me iu dhënë mundësi njerëzve. Besoj që ka djem që kanë me më zëvendësu e kanë me bë punë më mirë se unë. Mendoj që e kam përmbushur vetëveten, dhe shumë suksese legjislaturës së re”, tha Haradinaj.