Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deklaratat e Vuçiqit për luftë, kështu reagoi shefi i NATO-s

GD
Gazeta Demos15 tetor 2025 në 21:20
Deklaratat e Vuçiqit për luftë, kështu reagoi shefi i NATO-s

Gazetari i Klan Kosovës, Liridon Zeqiri i cili ka qëndruar në Bruksel për të ndjekur nga afër zhvillimet lidhur me Samitin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, përmes një lidhje direkte ka thënë se gjatë ditës së sotme kanë pasur takim me një prej zyrtarëve të NATO-s dhe njoftoi gjithashtu se për rastin e Banjskës është kërkuar që aktorët të mbahen përgjegjës.

Zeqiri bëri të ditur se Klan Kosova i ka bërë edhe pyetje Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në lidhje me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për luftë.

Rutte ka thënë se mbështetja për Ukrainën s’është vetëm fjalë, derisa nuk ka komentuar deklaratat e Vuçiqit për luftë.

“Kemi pasë takim me një prej zyrtarëve të NATO-s dhe na ka thënë se Ballkani është çështje strategjike për këtë aleancë ushtarake dhe se vëmendja e tyre është në këtë pjesë. NATO nuk do të lejojë të ketë vakuum të sigurisë”.

“Për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit është kërkuar që aktorët të mbahen përgjegjës. Për krerët e shteteve bëhet thirrje për dialog si e vetmja alternative”.

“Klan Kosova ka arritur që të bëjë pyetje për sekretarin Rutte, lidhur me deklarimet e presidentit te Serbisë, Aleksandar Vuçiq “se do të ketë luftë dhe se të giithë janë duke u përgatitur për këtë”.

“Ai ka thënë se gjithçka që ndodh në Ballkan ka fokusin e tyre dhe se në këte ministerial do të flitet për rajonin përgjithësisht, por jo deri në nivelin e atillë”, u shpreh tutje Zeqiri.

Gazetari Zeqiri bëri të ditur gjithashtu se Rutte ka treguar se shtimi i resurseve të NATO-s ka qenë një prej temave që është diskutuar me 32 ministrat e vendeve anëtare.

“Edhe sot kemi qëndruar në Bruksel për ta përcjellë Samiti i Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Ka qenë një ditë me goxha angazhime edhe për neve, mirëpo me plot takime atje në selinë qendrore të Aleancës Veri-atlantike”.

“Pas gjithë aktiviteteve, ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte që ka dalë në konferencë për media dhe ka treguar se shtimi i resurseve të NATO-s ka qenë një prej temave që është diskutuar me 32 ministrat e vendeve anëtare dhe krejt kjo ka buruar nga Samiti i NATO-s i cili është mbajtur në Hagë në qershor të këtij viti, ku ka qenë thirrje e presidentit të ShBA-së, Donald Trump që vendet anëtare të NATO-s ta rrisin buxhetin në 5 për qind të shpenzimeve për mbrojtje, pra të bruto produktit të tyre total vendor”, u shpreh tutje Zeqiri

lufteSerbia

Më shumë nga Lajme

  • 14:36Të dielën në Shkup marsh në mbështetje të çlirimtarëve, “Jo në emrin tim”
  • 14:34PDK mbështet protestat për çlirimtarët: Zëri i qytetarëve të respektohet!
  • 14:32Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit
  • 14:31Djemtë e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut
  • 14:30Pecit debaton me asambleistin e PDK-së: Ti mbaje atje maicën “Lira ka Emër”, por edhe “hipokrizia ka emër”