Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deklarata e Paunoviqit për spastrimin etnik të Kosovës, Hoxha: Rihapin plagë që ende nuk janë shëruar

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 15:20
Deklarata e Paunoviqit për spastrimin etnik të Kosovës, Hoxha: Rihapin plagë që ende nuk janë shëruar

Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila u shpreh se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, ka nxitur reagime të ashpra edhe nga Shqipëria.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme, tronditëse dhe një fyerje të rëndë për viktimat e luftës.

Përmes një reagimi në platformën X, Hoxha tha se deklarata e një anëtari të Qeverisë së Serbisë, që shpreh keqardhje pse në Kosovë nuk është kryer një spastrim etnik edhe më i madh, bie ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa moderne.

“Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa e sotme”, ka shkruar Hoxha në X transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se deklarata të tilla dëmtojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim në rajon, duke ushqyer mosbesimin dhe urrejtjen.

“Ato minojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagë që ende nuk janë shëruar. Askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë, siç është ‘kasapi i Ballkanit’”, theksoi ministri.

Hoxha shtoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit në Ballkanin Perëndimor nuk mund të ndërtohet mbi justifikimin e politikave kriminale të së kaluarës.

“Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash përgjegjësi, reflektim dhe guxim për t’u përballur me të kaluarën. Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm mbi të vërtetën, respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane”, përfundon reagimi i kryediplomatit shqiptar.

Deklarata e ministres serbe ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, është dënuar edhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa partitë opozitare në Serbi kanë kërkuar shkarkimin e saj.

Më shumë nga Lajme

  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike
  • 22:14Tahiri: Kurti synon zgjedhjet më 27 dhjetor, shtyrja e konstituimit i shërben skenarit të tij politik
  • 22:01Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut
  • 21:54KMShK u bën thirrje mediave të respektojnë etikën: Të mos publikohen pamje që cenojnë dinjitetin e njeriut