Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 12:42
Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sërish e ka dënuar deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe të papranueshme.

Paunoviq, në një intervistë, ishte shprehur se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit, do ta kishte “pastruar etnikisht” Kosovën në vitin 1998.

Balla që për këtë deklaratë kishte reaguar ditë më parë, kurse të enjten ka folur edhe në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai ka thënë se qeveria shqiptare ka reaguar në kohë dhe se Shqipëria nuk tallet me çështjet kombëtare.

Një deklaratë jo vetëm e papërgjegjshme, por indinjuese, e rëndë. Reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë. Ne nuk tallemi me çështjet kombëtare dhe me qëndrimin e mbajtur në nivelin e qeverisë nga ministri i Jashtëm dhe në nivel politik.”, ka thënë Balla.

Ai ka thënë se deklarata e ministres serbe është dënuar edhe nga autoritetet politike dhe përfaqësuesit me të cilët komunikojnë në Komisionin Evropian në të gjitha nivelet.

“Shqipëria, kur reagon, reagon bashkë me aleatët e vet.”, ka thënë Balla.

Ai ka thënë se Edi Rama mbetet i vetëm kryeministër që çështjen e Kosovës e ka ngritur edhe në mes të Beogradit.

“Sa i përket Edi Ramës, është i vetmi kryeministër i këtij vendi i cili çështjen e Kosovës e ka ngritur në mes të Beogradit, duke deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Shqipëria mbështet fuqimisht pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE”, është shprehur Balla.

Më shumë nga Lajme

  • 21:29Haxhiu: Rugovës ia jap meritat nga 1989 deri në 94, pastaj ishte i pafuqishëm
  • 21:25Zëdhënësi i Aleancës ironizon rëndë me VV-në, ua barazon sloganet me skandalet në pushtet: “Me zemër” punësimet në KEK, “Erdhi dita” shtrenjtimi i rrymës…
  • 21:25Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin
  • 21:25Haxhiu thotë se LPK, LDK, Drenica, Dukagjini bashkë dhe Shqipëria ishin katër shtyllat pse nisi lufta në Kosovë
  • 21:22Asnjë shqiptar në 80 punësimet e reja në Spitalin e Kumanovës