Dejona Mihali, udhëheqësja e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpërndarë në Facebook një shkrim të studiuesit shqiptar Enis Sulstarova, i cili kërkon tërheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Lajme
Dejona Mihali shpërndan shkrimin e mikut të Kurtit i cili kërkon tërheqjen e Sali Berishës

Sulstarova, i cili është përshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si “mik i tij”, në shkrimin e tij thotë se Berisha është shndërruar në një pengesë për ndryshimin politik në Shqipëri.
“Perëndimi po ia thotë troç Berishës se është kartë e djegur”, ka shkruar Sulstarova, duke thënë se rikthimi i Berishës në pushtet më 2005 ishte një mundësi që, sipas tij, nuk përsëritet lehtë.