Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dejona Mihali e ftuar në cilësinë e dëshmitares në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit dhe Isuf Zejnës

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 10:30
Dejona Mihali e ftuar në cilësinë e dëshmitares në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit dhe Isuf Zejnës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejnës lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të hënën po merr pjesë në seancë koordinatorja për komitete e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila është ftuar në cilësinë e dëshmitares.

Në këtë rast akuzohen ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna. I akuzuar ka qenë edhe Ymer Dragusha por pasi arriti marrëveshje për pranim fajësie, mori cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues në këtë rast. Dragusha është dënuar me 2 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të akuzuarit ngarkohen për dëmtim të buxheti të shtetit rreth 37 milionë euro, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktakuzës, Krasniqi në cilësinë e personit zyrtar ka zbuluar fshehtësi zyrtare lidhur me procedurat e prokurimit të cilat po zhvilloheshin në KEK, duke i ndarë me personin jozyrtar, përkatësisht me Dejona Mihalin.

Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 23 prill 2025, kishte marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke hudhur aktakuzën dhe pushuar procedurën penale për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. Kurse, për pikat tjera të aktakuzës kishte rikualifikuar veprat penale në një vepër penale në vazhdim “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

Ndërkaq, Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktvendimin e Themelores, duke vendosur që procedura penale ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi për pesë vepra penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, katër prej tyre në bashkëkryerje, si dhe një vepër penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, të vazhdohet sipas dispozitave të procedurës penale të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor. Me këtë vendim, Apeli konfirmoi aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Në seancën fillestare të mbajtur më 7 shkurt 2025, Krasniqi dhe Zejna janë deklaruar të pafajshëm. Bashkë me ta në këtë rast aktakuza e ngarkon edhe Ymer Dragushën, mirëpo i njëjti arriti marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës. Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Kurse, Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdrim i detyrës zyrtare”. Dragusha ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë.

cilësinënagipisuf

Më shumë nga Lajme

  • 11:49BE miraton 1,600 lista të reja sanksionesh kundër Rusisë
  • 11:47Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?
  • 11:44‘Dy fatura të papaguar janë borxh’, KRU “Prishtina” me paralajmërim për konsumatorët
  • 11:43Hoti rendit sfidat e presidentes: Marrëdhëniet me ShBA-në, dialogu me Serbinë dhe Haga
  • 11:42Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit