Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit me kohë, duke paralajmëruar për rritjen e borxheve dhe mundësinë e penalizimeve.
Përmes një njoftimi publik, KRU “Prishtina” ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj konsumatorëve që nuk i përmbushin obligimet e tyre financiare për shërbimet e ujësjellësit.
Sipas kompanisë, dy fatura të papaguara konsiderohen borxh, ndërsa konsumatorët janë ftuar që të mos lejojnë grumbullimin e detyrimeve dhe t’i kryejnë pagesat brenda afateve të përcaktuara.

