Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dehari thotë se do të bënte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo

GD
Gazeta Demos6 korrik 2025 në 18:34
Dehari thotë se do të bënte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo

Avni Dehari ka komentuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se nuk ka asnjë kërkesë kushtetuese për votim të hapur apo të fshehtë në seancën konstituive .

Ai ka sqaruar se neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk zbatohet për këtë seancë, dhe çdo mocion procedural është i pavlefshëm.

Sipas tij, refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin për votimin e fshehtë është një refuzim i realizimit të një të drejte të garantuar nga Gjykata Kushtetuese.

E plotë:

AKTGJYKIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT

Pika 178 e Aktgjykimit thotë se as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse mënyra e votimit në seancën konstituive duhet të jetë e hapur apo e fshehtë dhe se gjithashtu për seancën konstituive nuk vlejnë mocionet procedurale.

Neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk vlen për seancën konstituive, por vetëm për seanca plenare dhe atë vetëm në rrethana të caktuara, që janë shprehimisht të cekura në Rregullore.

Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar që nuk vlen mocioni procedural në seancën konstituive. Rrjedhimisht do të ishte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo.

Lidhur me propozimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për kryetar të Kuvendit, ka pasur 6 votime të hapura të pasuksesshme. Si kryesues i seancës konstituive në frymën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 kam propozuar votimin e fshehtë me qëllim të konstituimit të Kuvendit.

Vota për, kundër ose abstenim për komisionin për votimin e fshehtë nënkupton shprehjen e vullnetit të deputetëve për mënyrën e votimit. Normativisht, njëra mënyrë e votimit nuk ka më shumë vlerë a peshë sesa mënyra tjetër.

Refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin është refuzim për të realizuar votimin e fshehtë, pra refuzim për realizimin e një të drejte, që e garanton Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 21:56Avokati i Krasniqit: Nuk u dënuan individët, por ata që kishin përgjegjësi politike në UÇK
  • 21:55Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin
  • 21:53“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij
  • 21:50Memli Krasniqi nga protesta në shesh: Populli i Kosovës çlirimtarët e vet i ka shpallë të pafajshëm
  • 21:41“Për shpihuna nuk ka falje” – Qytetarët i kërkojnë llogari Albin Kurtit para Qeverisë