Mentor Beqiri, avokati i Jakup Krasniqit, ka paralajmëruar ndjekjen e procedurave për ta çuar në Gjykatën e shkallës së dytë (Apel).
Beqiri tha se trupi gjykues i ka neglizhuar provat dhe dëshmitarët e mbrojtjes dhe është marrë parasysh vetëm Prokuroria.
Ai theksoi se edhe pse trupi gjykues thekson se janë dënuar individët, kjo siç thotë avokati nuk qëndron.
"Trupi gjykues ka shqiptuar dënime për personat që kanë qenë kryesisht në Drejtorinë Politike, për shkak se e konsiderojnë Drejtorinë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një trupë, si një organet i cili ka autoritet ekskluziv mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës", tha Beqiri në Rubikon të Klan Kosovës.




