Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dega e PDK në Fushë Kosovë dënon gjuhën e Xhevrie Ademi ndaj Rifat Jasharit: LVV të distancohet dhe të kërkojë falje

GD
Gazeta Demos14 qershor 2026 në 10:15
Dega e PDK në Fushë Kosovë dënon gjuhën e Xhevrie Ademi ndaj Rifat Jasharit: LVV të distancohet dhe të kërkojë falje

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë ka reaguar pas fyerjeve të aktivistes, Xhevrie Ademi, të bërë në një video “N’DEMOS” ku u shfaqën Sami Lushtaku dhe baca Rifat Jashari.

VIDEO

Kjo degë ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë lidhur me “gjuhën e ulët, fyese dhe denigruese të përdorur nga qytetarja Xhevrie Ademi ndaj Rifat Jasharit, pas publikimit të pamjeve nga e pamja për Sahit Jasharin”, thuhet në reagim.

Dega e PDK thekson se “figura e Rifat Jasharit dhe sakrifica e familjes Jashari përbëjnë një vlerë të shenjtë për kombin tonë dhe për Republikën e Kosovës. Çdo sulm verbal, fyerje apo tentativë për denigrim ndaj anëtarëve të kësaj familjeje është i papranueshëm dhe cenon ndjenjat e qytetarëve të Kosovës”.

Tutje në reagim thuhet:

Duke pasur parasysh se Xhevrie Ademi është person i afërt me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë dhe se Kryetari i Komunës është parë vazhdimisht në shoqërinë dhe me përkrahjen e saj, kërkojmë nga Kryetari i Komunës dhe dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë që të distancohen menjëherë nga këto deklarata dhe të kërkojnë falje publike në emër të qytetarëve të Fushë Kosovës.

Heshtja përballë një gjuhe të tillë do të interpretohet si tolerim ose mbështetje e saj. Prandaj, presim një reagim të qartë dhe të menjëhershëm, në mënyrë që të dëshmohet se askush nuk qëndron pas fyerjeve dhe sulmeve ndaj familjeve të shenjta të Kosovës, siç është familja Jashari.

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë do të vazhdojë të mbrojë vlerat kombëtare, respektin institucional dhe kulturën e komunikimit publik, duke mos lejuar që gjuha e urrejtjes dhe denigrimit të normalizohet në diskursin politik dhe shoqëror.

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë