Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.Dedaj thekson se në Kosovë është instaluar sistemi parapolitik, ku një individ ose një grup njerzish, me mjete të fshehta, larg opinionit publik, përmes grupeve të interesit dhe oligarkëve, e mbajnë shtetin e Kosovës në gjendje të nënshtruar dhe në agoni.

“Parapolitika kosovare, sikur e ka mision deinstitucionalizimin dhe defaktorizimin e shtetit të Kosovës, izolimin, dëmtimin e partneritetit me SHBA dhe BE, regresin, dobësimin dhe gjunjëzimim e Republikës së Kosovës” shkruan Dedaj në reagimin e tij në Facebook.