Në prag të Epopesë së Dukagjinit, komuna e Deçanit në bashkëpunim me OVL UÇK-në do të organizojnë një sërë aktivitetesh, duke përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të rajonit.
Aktivitetet nisin në orën 12:00 në Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbahet një ekspozitë e përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore të Deçanit. Kjo ekspozitë do të shoqërohet edhe me një program artistik.
