Daut Haradinaj ka përkujtuar përvjetorin e rënies së heronjve të UÇK-së, duke nderuar Naser Brahimaj, Sadri Zeneli, Islam Ademi, Fitim Rexha, Ali Rama, Arben Mehmeti dhe të tjerë.
Në mesazhin e tij, ai theksoi rolin e tyre heroik në mbrojtje të Kosovës dhe falënderoi për mundësinë për të qenë pjesë e kohërave të vështira, duke cilësuar Jabllanicën e Gjakovës si kështjellë të pamposhtur të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Sot, në përvjetorin e rënies së heronjve Naser Brahimaj, Sadri Zeneli, Islam Ademi, Lan e Fitim Rexha, Ali Rama, Rame, Bajrush, Arben Mehmeti, Ukshin Rama, burra të cilëve historia rrallë ua njeh madhështinë. Unë dhe shokët e mi jemi krenar që na u dha rasti të jemi bashkë në kohërat më të vështira, në kohërat kur Kosova digjej e tëra. Ishte pikërisht Jabllanica e Gjakovës që u bë kështjellë e pamposhtur e UÇK-së.
Lavdi heronjve dhe martirëve të Kombit!