Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, po vazhdon me një intensitet të lartë takimet elektorale në terren, duke mobilizuar strukturat e partisë në prag të ditëve vendimtare të fushatës.
Nga një tubim në tjetrin, Haradinaj po arrin të “dhez” atmosferën brenda strukturave të Aleancës, me mesazhe për mobilizim, unitet dhe angazhim maksimal për fitoren e numrit 128 dhe kandidatin për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini.
Në tubimet e fundit, sotme në Gjakovë, Deçan e Junik, ai ka përcjellë mesazhin se Aleanca po hyn në fazën finale të garës me energji të re dhe me një organizim të fuqishëm në secilën komunë, duke kërkuar mobilizim të plotë të anëtarësisë dhe simpatizantëve për ditën e zgjedhjeve.
