Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28-dhjetorit, pritet të formohet edhe qeveria e re.
E menjëherë pas kësaj, SHBA-të presin hapa konkret për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një përgjigje ekskluzive për Tëvë1, Departamenti i Shtetit ka thënë se shpresojnë në avancimin e partneritetit me qeverinë e ardhshme përfshirë edhe dialogun strategjik i cili u pezullua në vitin 2025.
“Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë me qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Megjithatë, arritja e kësaj do të kërkojë veprime që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, thuhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka thënë për Tëvë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët, sidomos me ShBA-në edhe në mandatit e ardhshëm.
“Ne kemi komunikim të rregullt me Departamentin e Shtetit dhe me ambasadën amerikane në Kosovë në mënyrë që çdo çështje të adresohet dhe të punojmë bashkë për tema dhe çështje me interes të përbashkët. Në mandatit tonë të parë kemi bashkëpunuar ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit. Aleanca, partneriteti, dhe miqësia jonë kanë bazën e fortë te qëllimet, vlerat dhe orientimin që ndajmë. Si qeveri e rizgjedhur dhe rilegjitimuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të vazhdojmë të punojmë bashkë me miqtë dhe aleatët tanë, sidomos me ShBA-të, që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet dhe partneritetin mes shteteve tona”, ka thënë Kryeziu.
