Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

DASh për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e Kurtit, përpjekje për t’i ikur çështjeve thelbësore

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 22:09
DASh për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e Kurtit, përpjekje për t’i ikur çështjeve thelbësore

Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një përgjigje me shkrim për gazetën Nacionale.

“Çfarëdo sugjerimi që kjo ka të bëjë me Serbinë apo akterë të jashtëm është e pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga çështjes thelbësore në pyetje”, tha zëdhënësi i DASh-it.

Këto shqetësime i janë thënë Albin Kurtit, na tha zëdhënësi – dhe, për më tepër, “ia kemi bërë plotësisht të qartë pozicionin e ShBA-së”.

“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira. Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale. “Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdesa, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdesa. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, shtoi zëdhënësi i DASh-it.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 15:47Prokuroria e Hagës reagon pas dënimit: Ne ndoqëm individët, jo UÇK’në e as luftën për pavarësinë e Kosovës
  • 15:42SHBA: E respektojmë vendimin e Gjykatës Speciale, shmangni retorikën nxitëse
  • 15:42“A ka rrezik të vdesë në burg?”/ Milaim Zeka shpërthen në lot, tregon komentin e vajzës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
  • 15:36Djali i Krasniqit viziton babanë pas vendimit: Është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës
  • 15:13Vendimi i Hagës, Rama: Një verdikt i padrejtë dhe i rëndë për të gjithë ne!