Sipas njoftimit, mbishkrimet përmbanin slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.
Menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada ka njoftuar autoritetet kompetente në Gjermani. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, duke përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.
