Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dalin listat, këta janë asistentët e deputetëve të Kuvendit

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 16:12
Dalin listat, këta janë asistentët e deputetëve të Kuvendit

Rreth 75 deputetë të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë kanë shfrytëzuar të drejtën për të pasur asistentë personal. Më shumë se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje tashmë janë me zyrtarë të lartë personal, 15 nga 22 të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë shfrytëzuar të drejtë, pesë nga 14 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë asistente dhe pesë sosh nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në listën e publikuar nga Insajderi nga Lëvizja Vetëvendosje emra si: Rozeta Hajdari, Agim Bahtiri, Adriana Matoshi, Egzon Azemi, Taulant Kelmendi e Valon Ramadani kanë marrë asistentë personal.

Ndërkaq në Partinë Demokratike të Kosovës të drejtën për asistentë e kanë shfrytëzuar Bedri Hamza, Enver Hoxhaj, Arian Tahiri, Rrahman Rama, Ganimete Musliu, Sala Jashari e të tjerë.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), asistentë kanë angazhuar në Kuvend Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami, Fadil Hadërgjonaj dhe Janina Ymeri.

Tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me asistentë janë: Ramush Haradinaj, Time Kadrijaj, Besnik Tahiri, Daut Haradinaj dhe Bekë Berisha.

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur për Insajderin se lista e zyrtarëve të lartë personal e deputetëve të angazhuar është deri më datën më 31 mars të këtij viti.

Paga e një asistenti, me shtesa dhe mëditje mund të shkojë deri në 900 euro bruto.

Angazhimi i asistentëve bazohet në Rregulloren Nr. 08/Rr-004 për Shtesa mbi Pagën bazë për Deputetë dhe për klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 11:37Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës
  • 11:25Sot i jepet lamtumira e fundit Arianit Çetaj, djalit të rapsodit të njohur Hasan Çetaj
  • 11:21Familja gjakovare dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro
  • 11:01Thirrja e fundit e GLPS: Konstituone Kuvendin, Kushtetua është e qartë!
  • 10:59Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit