Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar ditën e djeshme se ka dakoordim që të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në lidhje me këtë bashkëpunim ka folur ” ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.
Dedaj tha se bashkëpunimi Abdixhiku-Osmani është bashkëpunim interesash personale dhe klanore, i imponuar nga frika për humbje në zgjedhjet e ardhëshme të parakohshme.
Ai potencoi se ‘LDK-ja kishte pësuar fiasko ne zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe i frikësohej trendit të rënjes së metejme’ “Bashkëpunimi Abdixhiku-Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit, është bashkëpunim interesash personale dhe klanore si dhe i imponuar nga frika për humbje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të qershorit”“Ishte LDK ajo e cila kishte pësuar fiasko ne zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe i frikësohej trendit të rënjes së metejme, kurse në anën tjeter Vjosa Osmani si mbështetëse e dështuar dhe servile e Albin Kurtit gjatë gjithë mandatit 5 vjeçar, e cila kur u bind se nuk do ta ketë voten VV të Kurtit tutje për Presidente, bëri një sallto mortale për inetresa terësisht personale.
