Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çmimi i naftës bie nën 100 dollarë për fuçi - për herë të parë pas gati një muaji

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 18:39
Çmimi i naftës bie nën 100 dollarë për fuçi - për herë të parë pas gati një muaji

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme të mërkurën, me naftën bruto Brent që ka rënë nën 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 7 tetori.

Rënia ishte afro nëntë dollarë për fuçi, apo më shumë se 8 për qind. Edhe nafta bruto amerikane, e njohur si WTI, pësoi rënie prej 8 për qind, duke zbritur në rreth 89 dollarë për fuçi, raporton “NBC News”

Kjo rënie mund të sjellë lehtësim për konsumatorët, pasi çmimet e derivateve në pompa mund të bien në ditët në vijim. Sipas Patrick De Haan, analist në kompaninë GasBuddy, çmimi mesatar i benzinës në ShBA mund të zbresë nën katër dollarë.

Rënia e çmimeve erdhi në një kohë kur tregjet dhe ekspertët e energjisë po përcillnin nga afër ndikimin e rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në ShBA, të mbajtura të martën, dhe mundësinë që ato ta shtyjnë presidentin Donald Trump t’i japë fund luftës me Iranin, pa një përshkallëzim të mëtejshëm.

Lufta kishte shkaktuar rritje të madhe të çmimeve të benzinës dhe naftës, duke rënduar edhe më shumë inflacionin dhe kostot për konsumatorët, fermerët dhe bizneset amerikane.

Rënia e çmimeve gjatë tri seancave të fundit të tregtimit ka qenë e theksuar. Të premten, nafta tregtohej deri në 118 dollarë për fuçi, ndërsa deri në mesditën e së mërkurës çmimi kishte zbritur në rreth 98 dollarë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj rënieje, çmimi i naftës mbetet 65 për qind më i lartë krahasuar me fillimin e këtij viti.

dollarëfuçiçmimi

Më shumë nga Lajme

  • 19:35Tubimi përpara Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime në komisariat
  • 19:28Shefi i Zyrës së BE: E ardhmja e Kosovës është në Unionin tonë
  • 19:17Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës
  • 19:09Albin Kurti: RTK nuk i raporton Qeverisë së Kosovës
  • 18:54Schuebel vlerëson progresin e Kosovës dhe kërkon vazhdimin e reformave