Përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, shteti duket se do të vazhdojë të mbetet vetëm monitorues.Përkundër kërkesave, ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, në deklarimin fundit tha që nuk kanë gjë në dorë eliminoi si mundësi edhe uljen apo heqjen e TVSH-së ose edhe akcizës.
“TVSH-ja asnjëherë nuk ka qenë opsion për shkak se është shumë problem të përcillet TVSH-ja, pasi që është tatimi i vlerës së shtuar, është ajo çfarë paguhet nga qytetarët, do të thotë nga secili konsumator fundor. Sepse mund të përfundojmë në situatë ku TVSH-hiqet, por operatorët nuk e ulin çmimin…”, ka thënë Kusari-Lila.Por, nga opozita, vlerësojnë që zgjidhja e përkohshme është pikërisht tek këto dy veprime.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, i cili deri vonë ishte kryetar i Odës Ekonomike, e shpjegoi në përqindje ndikimin direkt të një vendimi eventual.“Nëse TVSH ulet nga 18% → 8% dhe Akciza përgjysmohet Çfarë fiton qytetari?
